Ajo është ndër artistet shqiptare që asnjëherë nuk kursen pozat tërheqëse e provokuese për fansat.
Bëhet fjalë për Enca Haxhia, e cila përmes imazheve të ndryshme mundohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Prevallë, ndërsa po e shoqëron edhe motra e saj.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka lënë pak vend për imagjinatë me pozat që ka marrë.
E veshur me bikini, Enca ka marrë poza joshëse duke u argëtuar në xhakuzi, teksa fokusonte tiparet e bujshme trupore.
“Do të doja që çdo ditë të ishte verë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Vlen të përmendet se “Break Down” mban titullin hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin.