Këngëtarja nga Shqipëria, Enca, nuk ka qenë shumë e angazhuar kohëve të fundit në muzikë.
Mirëpo duket se do të rikthehet, pasi që përmes një postimi në Instastory, ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë një këngë e re.
“Të dashurit e mi, kënga ime e re po vjen. Më keni munguar gjithashtu”, ka shkruar 25-vjeçarja.
Enca nuk ka dhënë detaje, se do të jetë një bashkëpunim apo ndonjë projekt solo.
Kënga e fundit e Encës mbetet “Suavele” që e solli në fund të muajit korrik dhe që deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime.