Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka publikuar projektin e saj të ri muzikor.
“Rakia” titullohet kënga që është shoqëruar me një sërë skenash të nxehta e provokuese tipike për video-klipet e 25-vjeçares nga Tirana.
Protagonist kryesor në video ishte modeli dhe konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, ndërsa krahas tij vëmendje të madhe mori edhe një tjetër djalosh.
Ajo duket se përzgjodhi si protagonist një model serb të quajtur, Stefan Stojanoviq. Kjo në bazë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, teksa në një të fundit ai ka shkruar “Kënga e re së bashku me mua”.