×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ende nuk dihen rrethanat pse shoferi në Teksas shtypi shtatë persona

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të dielën në qytetin Brownswille të Teksasit, një person përplasi me makinë një turmë njerëzish pranë një stacioni autobusi, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke lënduar të paktën 10 të tjerë.

    Policia po vazhdon hetimet për të kuptuar nëse kjo ishte një ngjarje e qëllimshme.

    Togeri Martin Sandoval nga Departamenti i Policisë në qytetin Brownswille tha se shoferi ndodhet në paraburgim, dhe po akuzohet për pakujdesi në ngjarjen e makinës dhe disa vepra shtesë.

    Sandoval tha se viktimat po prisnin autobusin afër qendrës Ozanam, një strehimore për emigrantët.

    Makina goditi edhe disa kalimtarë rasti, në një trotuar aty pranë.

    Ende nuk dihet nëse shoferi shkoi drej turmën me qëllim, apo nëse ai humbi kontrollin e makinës.

    Dëshmitarët thonë se shoferi u mundua të largohet nga vendi i ngjarjes por këtë të fundit arritën ta mbajnë, derisa erdhi policia.

    “Tani për tani, rastin po e trajtojmë si një aksident, por nuk mund të themi se kjo nuk ishte e qëllimshme. Kjo është ajo që hetuesit po mundohen të mësojnë. Është një rast që mund të ndryshojë kahje me shpejtësi”, tha Sandoval.

    Ai shtoi se policia po heton nëse shoferi ishte i dehur, ose nën ndikimin e drogës.

    Në makinë nuk kishte pasagjerë të tjerë.

    Ky është rasti i dytë që tronditi Teksasin gjatë fundjavës. Të shtunën, një person i armatosur, 33 vjeçar, vrau tetë persona dhe plagosi të paktën shtatë të tjerë, në një sulm me armë në një qendër tregtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark