Insajderi
Lajme

Endrit Thaçi shpërndan muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Insajderi
08 September 2026 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Endrit Thaçi shpërndan muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mural i ri është zbuluar pasditen e së martës në Prishtinë, në të cilin janë paraqitur portretet e katër prej figurave kryesore të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Murali i kushtohet kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri, ndërsa katër portretet paraqesin rrugëtimin e këtyre figurave nga periudha e luftës dhe uniforma e UÇK-së, deri te angazhimi i tyre në proceset e ndërtimit të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Vepra e artit ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, teksa atë e ka shpërndarë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai e ka publikuar fotografinë e muralit pa ndonjë koment. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark