×
  • Lajme
  • Lajme

    Engel fton qytetarët të kundërshtojnë dhunën

    Insajderi
    15 February 2016 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka kërkuar nga liderët shtetërorë t’i kthehen dialogut politik ndërsa qytetarët e Kosovës të evitojnë më çdo kush dhunën.

    Në një opinion të botuar në Huffington Post, Enges thotë se në Kosovë ka ndodhur “tejkalim i kufijve të debatit të gjallë demokratik.”

    “Hedhja e vezëve ndaj ministrave, hedhja e gazit lotsjellës në Parlament, ose djegia e ndërtesës së Qeverisë, nuk përkojnë me lirinë e shprehjes. Ato nuk janë pjesë e të drejtave të garantuara kushtetuese të një opozite. Dhe, fatkeqësisht, këto gjeste po minojnë demokracinë e Kosovës brenda dhe përkrahjen e saj nga jashtë”, ka thënë ai.

    “Unë iu bëj thirrje udhëheqësve të Kosovës që të lëvizin nga konfrontimi në negociata, ndërkaq popullin e Kosovës, në mënyrën më të fuqishme të mundshme,” ka shkruar Engels.

    Shkrimi i kongresistit amerikan që i ka dhënë përkrahje Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, vije vetëm dy ditë para se tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – të mbajnë një protestë popullore në Prishtinë./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark