Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Engjëll Koliqi, ka kritikuar rëndë Qeverinë Kurti.
Kandidati me numrin 103 ka deklaruar se Kosova ka stagnuar në politikën e jashtme.
“Politika e jashtme ka qenë tërësisht e pasuksesshme gjatë mandatit të Qeverisë në largim. Nuk kemi marrë asnjë njohje në këto vite, kemi dështuar të anëtarësohemi në Këshill të Europës, edhe pse e patëm mundësinë e artë, s’jemi anëtarësuar në NATO dhe as në organizata tjera të rëndësishme. Për më tepër, Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në izolim, duke i përkeqésuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”, ka thënë Koliqi.