Ajo ka postuar pamje në storien e saj në Instagram.
Eni Koçi, bashkë me partnerin e saj, Genc Prelvukaj kanë shkuar për disa ditë pushimi në Theth.
Ndërkohë, artistja shqiptare njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka lënduar gjurin.
Sipas imazhit të postuar nga Eni mund të shohim se i është dashur të marrë ndihmë mjekësore.
“U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina”, shkruan këngëtarja.