×
  • Sport
  • Euro 2020

    Enrique reagon pas barazimit me Poloninë: “Askush nuk tha që kjo do të ishte e lehtë”

    Insajderi
    20 June 2021 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka folur pas barazimit 1-1 me Poloninë në kuadër të Grupit E në Euro 2020, shkruan Insporti.

    Ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit spanjoll, i cili ka qenë kritik pas ndeshjes.

    “Më pëlqente sesi luajti Polonia. Ata krijuan shanse të pastra. Ne ndoshta u përpoqëm shumë dhe e tepronim me gjërat në vend që të krijonim mundësi të pastra. Humbja e penalltisë ishte për të ardhur keq sepse ishte në një moment absolutisht të rëndësishëm”.

    “Sinqerisht, mendova se do të ishim në gjendje të imponoheshim më shumë – por nuk mundëm. Një rezultat shpesh mbulon të metat në një performance. Kur rezultati nuk është pozitiv, ai kërkon një analizë edhe më të afërt”.

    “Ne donim ta fitonim këtë ndeshje, pa dyshim. Por një barazim na lë mundësinë për të fituar grupin nëse mundim Sllovakinë. Askush nuk tha që kjo do të ishte e lehtë”, përfundoi trajneri i Spanjës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark