Enca thotë se e takoi nga afër Conor McGregorin.
Enca Haxhia ka ditë që ka udhëtuar në Dubai, ku po relaksohet në pushime në atë vend, shkruan lajmi.net.
Ajo ka sjellë vazhdimisht fotografi e video të shumta në rrjete sociale, ku shfaqet joshëse e shumë provokuese.
Së fundi, këngëtarja bëri të ditur se është e ulur pranë Conor McGregorit, andaj thotë se është dashuruar në Dubain.
“Unë dhe conor mcgregor rastësisht ulemi pranë njëri-tjetrit. E dua Dubain”, shkruan ajo.
Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk tregoi nëse ka arritur të bëjë ndonjë fotografi me McGregorin.
Ndryshe, Enca nuk është e famshmja e vetme shqiptare që ka udhëtuar këtë kohë në Dubai, ngase edhe shumë emra të tjerë po pushojnë në atë destinacion.