Profesor Enver Hamiti është zgjedhur edhe për një mandat tjetër në postin e dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Hamiti ka qenë kandidati i vetëm për t’u zgjedhur në këtë post dhe votimi për të është bërë në mënyrë unanime.
‘’Unë dua të ju bëjë me dije se nuk kam shprehur vullnet personal të kandidohem sërish, por jam dakorduar të vazhdoj menaxhimin nëse shumica e anëtarëve të Këshillit e vlerëson të domosdoshme”, i ka thënë ai Insajderit.
Profesor Hamiti ligjëron lëndët Bazat e telekomunikacionit, Komunikimet pa tela, Bazat e Informatikës, Teoria e antenave e të tjera
Gjatë dy ditëve në vijim, pritet që në Universitetin e Prishtinës të bëhet zgjedhja e dekanëve të rinj nëpër fakultete.