Enver Hasani e denoncoi që ka mashtruar për doktoraturën në Itali, Këshilli i Etikës merr vendim për dekanin e Juridikut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani e denoncoi që ka mashtruar për doktoraturën në Itali, Këshilli i Etikës merr vendim për dekanin e Juridikut

    Insajderi
    13 February 2024 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës ka publikuar një vendim për dekanin e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Avni Puka, pas denoncimit të profesorit Enver Hasani. Ky i fundit e denoncoi këtë të parin duke thënë se ka mashtruar për kryerjen e doktoraturës së tij në Itali, si dhe e ka akuzuar për plagjiatuarë.

    Në vendimin e Këshillit të Etikës së UP’së, thuhet se kanë marrë konfirmim përmes një deklarate nga Universiteti i Romës “La Sapienza” për kryerjen e doktoraturës atje nga dekani Puka, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Këshilli i Etikës duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, konfirmon vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka”, thuhet në vendimin e tyre.

    Në vendim tutje thuhet se Këshilli i Etikës ka dalë me përfundim se Puka nuk ka bërë plagjiat në punimin e doktoratës në UP.

    “Këshilli i Etikës, duke u bazuar në raportin e ekspertizës profesionale, konstaton origjinalitetin e punimit të doktoratës të Prof.Asco. Dr.Avni Puka me titull: “Përgjegjësia penale e personave juridikë”, të mbrojtur me datën 08.09.2016, pranë Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës”, vijon vendimi.

    Profesori i Juridikut, Enver Hasani, e denoncoi më herët Avni Pukën se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

    Në një letër drejtuar rektorit, Hasani e akuzoi Pukën edhe për plagjiaturë në një libër. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark