Insajderi
Lajme

Enver Hoxhaj: Greqia do ta njihte Kosovën po të mos refuzohej gazi amerikan

Insajderi
04 June 2026 - 22:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hoxhaj: Greqia do ta njihte Kosovën po të mos refuzohej gazi amerikan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës do të sjellë pasoja të rënda politike dhe strategjike për vendin.

Hoxhaj tha se kishte paralajmëruar më herët për këtë çështje në paraqitjet e tij publike.

“Unë kam bërë përpjekje të paralajmëroj, duke qenë mysafir në një emision, se qeveria e ka refuzuar një projekt të tillë. Kushdo që i del përpara gazit amerikan si projekt për ta ndaluar, do të ketë pasoja tektonike. Ky është një rirreshtim i madh i Perëndimit. Ka të bëjë me mënyrën se si e sheh Amerika Kosovën, Ballkanin dhe pozitën e saj në botë, për vijat ndarëse. Do të ketë pasoja fatale për fatin e qeverisë pas zgjedhjeve”, deklaroi Hoxhaj.

Duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit, ai tha se ato janë ndër më të rëndësishmet në historinë politike të Kosovës.

“Mendoj se zgjedhjet e 7 qershorit nuk kanë qenë të ngjashme asnjëherë me ndonjë palë zgjedhje që janë mbajtur në Kosovë. Do të ketë rirreshtim. Do të mbesim demokraci apo diktaturë. Siguria energjetike është projekti i parë për Kosovën”, u shpreh Hoxhaj, në “Rubikon” në Klan Kosova.

Sipas Hoxhajt, projekti nuk do të sillte vetëm përfitime ekonomike për vendin, por edhe njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark