Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, me rastin e përvjetorit të 27-të të LDK-së, ka dërguar një mesazh urimi ku thekson se EPP-ja është krenare që ka në gjirin e saj një parti si LDK-ja.
Presidenti Daul thekson po ashtu se lidershipi dhe qeverisja e mirë që kryeministri Mustafa dhe LDK-ja e kanë dëshmuar, janë fondamentale për Kosovën.
“Me rastin e përvjetorit të 27-të të partisë suaj, jam shumë i lumtur t’ju dërgoj urimet dhe përgëzimet më të mira. Lidershipi dhe qeverisja e mirë që kryeministri Mustafa dhe LDK-ja e kanë dëshmuar, janë fondamentale për këtë proces”, shkruan presidenti i EPP-së, Joseph Dual.
Siç shkruhet në letrën e presidentit Dual, thuhet se “EPP-ja është krenare që ka në gjirin e saj një parti si LDK-ja, partia e parë në Kosovë pas rënies së komunizmit. ” /Insajderi.com