Era ka dëmtuar kulmin e shkollës “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës.
Kështu ka njoftuar drejtoresha Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, e cila tha se për pasojë mësimi në këtë shkollë s’do të mbahet nesër.
“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar. Për arsye se erërat e forta e kanë hjekur pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet”.
“Për hapat e mëtejm do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhimentit të shkollës. E falënderoj policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre.Gjithashtu e falënderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës”, ka shkruar Kadriu në Facebook, teksa ka bashkëngjitur edhe fotografi.