Besarta Kalaja

Besarta Kalaja -

14:53 - 31 Korrik 2022

Në fillimet e saj, të gjithë thoshin se Era Istrefi do jetë super ylli i ri i muzikës shqiptare. Madje shumë e krahasuan me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën. Por, ajo është më e veçantë- jo gjithherë për të mirë. Lexoni për ngritje-uljet në karrierën e saj, nga kënga për FIFA-n, kënga që provokuan reagim nga Serbia dhe kthimi në klubet e natës në Kosovë. Me Twerk.

Një yll që dikur supozohej të arrinte majat e tregut ndërkombtarë ka esklauar tashmë një një këngëtare të zakonshme që ofron Twerk për publikun nëpër diskoteka e clube’e të vogla edhe në qytete periferike të Kosovës.

Historia e Era Istrefit është intriguese. E çuditshme për shumëkënd.

Duket se ekzistojnë dy Era Istrefi. Njëra me të cilën krenohej Kosova para gjashtë viteve, ndërsa tjetra që bëhet virale nëpër rrjete sociale vetëm për një gjë: Twerkun bombastik të të pasmëve.

Me këngën “BonBon”, bon edhe Era në tregun botëror të muzikës

Kënga “BonBon”, ishte me një video klip ndryshe  nga të tjerët dhe nuk është se veçohej me ndonjë tekst apo poezi artistike. kënga kishte një ritëm e cila vështirë të largohej nga mendja.

Supozohej se Era do te ishte konkurrente e Dua Lipes e Rita Ores në arenën ndërkombtare.

Ishte pjesë e trios me të cilën krenoheshin kosovarët. Për to ishte krijuar edhe sllogani i bujshëm “Bac, çikat po na e zbardhin fytyrën”.

Era dallonte shumë nga Rita e Dua.

Era Istrefi ishe ‘’prodhim’’ i mundësive artistike që Kosova ka. Për adhuruesit e kësaj muzike arritja e Eres ishte njëra nga arritjet që Kosova ndihej tejet krenare.

Ishte bashkëpunimi i Era Istrefit me Will Smith dhe Nicky Jam një ndër momentet më kulminante  në karrierën e saj  kur në vitin 2018 kënduan himnin e “FIFA World Cup”. Pas kthimit nga përfaqësimi që bëri Era Istefi në kampionatin botëror fifa world cup 2018, këngëtarja u dekorua për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës në botë . Ish- presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e dekori me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Muzika e fama e Era Istrefit bëri edhe zhurmë politike

Mediat serbe nuk e kishin pritur aspak mirë pjesëmarrjen e Erës ne hapjen e Kampionatit Botëror të FIFA-s  2018.

Kështu nisur nga ky mos pëlqim që kishin mediat serbe vazhduan që të shkruanin për Erën me konotacion negativ dhe akuzues.

E cilësonin  si provokim edhe realizimin e klipit “E dehun”, ne objektin e kishës së famshme që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Era Istrefi ishte në qendër të vëmendjes edhe për një veprim të cilësuar patriotik.

 FIFA I kishte kërkuar që ta largonte foton ku shihej duke e bërë shqiponjën.

“Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva patriotizimin dhe ishte moment i bukur shumë, por FIFA më thanë që duhet ta fshihja nga Instagrami se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar, qava, thash pse nuk mund të jem krenare prej nga jam. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, u shpreh tutje këngëtarja.

Era tanimë ishte një këngëtare  e cila pretendohej  të ngrihej në karrierë në tregun botëror,  ajo bëri disa bashkëpunime  me këngëtare të famshëm.

Pas “Bonbon”, u publikuan “Redrum” (feat Felix Snoë), “No I Love Yous” (feat French Montana), “Origami” (feat Maphorisa), “Prisoner”, “Oh God” (feat Konshens). Ndonëse bashkëpunime me emra të njohur, asnjë këngë nuk e zbehu suksesin e Bonbonit dhe shumë fansa kanë pretenduar se Ultra nuk i ka dhënë Erës se çfarë meriton.

I dha fund kontratës me Ultra Music? Ku mbeti Era që nuk dëgjuam asgjë prej dy vitesh

Në fillimet e saj, të gjithë thoshin se Era Istrefi do jetë super ylli i ri i muzikës shqiptare. Madje shumë e krahasuan me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën, duke pritur që të ketë suksesin e tyre.

Megjithatë, diçka ndodhi dhe këngëtarja nga Kosova nuk ishte më aktive në muzikë. Ndonëse, shpesh në rrjetet sociale ka premtuar se po punon për projekte të reja ajo kishte bërë dy vite që nuk ka publikuar asnjë këngë.

Në media u qarkullua edhe lajmi se Era Istrefi  nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e “Ultra Music”. Këtë e kishte konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon.

Por kjo ishte demantuar nga menaxheri i këngëtares ku ishte shprehur se ajo çfarë qarkullonte në media ishte një keqkuptim i madh dhe se Era ende vazhdon të jetë pjesë e Ultra Music.

Rikthimi i  Erës në skenë: Shkathësi për Twerk

Duke mbyllur kapitullin jo të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, Era  është detyruar të kthehet në Kosovë  me tekste që shtysin vajzat që të bejnë   “Twerk”.

Pas një pauze dy vjeçare Era rikthehet me këngën “Bebe” një këngë e cila është me videoklip, e pastaj  publikoi edhe këngën “TKRKT”.

Ajo ka marrë pjesë ne dhjetëra diskoteka e club’e të vogla në qytete të rëndësishme e komuna periferike. Ka pushtuar ballinat e mediave duke bërë Twerk.

Ka fituar epiten e vajzës që ka primatin në estradë për rrotullisjen e të pasmeve.

Këto janë rastet kur Twerku i saj është bërë viral në rrjetet sociale:

Kënga “BEBE” dhe “TKRKT” janë këngët me të cilat Era e kishte menduar rikthimin në skenë. Ritmike, verore e të përshtatshme për club’e:

 Ton naten tu nejt

Me ty jam tu dance

Syt e tu po thojn

S’kemi me kon friends

Ton naten tu nejt

Me ty jam tu dance

Syt e tu po thojn

A po vjen po e bojm

Ni bebi, bebi, bebi, bebi, bebi uhh baby

Bebi, bebi, bebi, bebi, bebi uhh baby

Kom ardh’ me party

Kom ardh’ me thy nuk po du foto

Tash veç po du me kcy, smellin’ like coco

Thirri do ma lit e heki k’to, k’to, ehi

Po du me t’feel on my body

Po du me t’ni tu thon’ ty “Po, po”

Nuk po du me ni kërkon tu thon’ “Jo, jo”

Se sonte nuk ka ven’ për pussy ho-oes, jo, jo

Jom tu bo party

Ky pussy shum’ expensive, o-oh

E nese nuk je boss mos m’u afro-o

Kët’ floë ti nuk munesh kurr me bo-o, ehi

Po don me m’feel on my body

Njoni o ngul n’mu si n’qoqo

Po don me investu n’mu si crypto

Po nuk po du me ni kejt vet i bo-oj, yeah, yeah.