Insajderi
Lajme

“Erdhi mashtruesi, ke ushqyer zagarë…”, Albulena Haxhiu ia ndërpret fjalën Ramush Haradinajt

Insajderi
02 April 2026 - 12:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Erdhi mashtruesi, ke ushqyer zagarë…”, Albulena Haxhiu ia ndërpret fjalën Ramush Haradinajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albin Kurti ka paralajmëruar se projektligji për çmimet tavan do të rikthehet për votim në Kuvend, duke theksuar se synimi është mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi me çmimet e larta.

Pas kësaj, fjalën e ka marrë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai hodhi akuza për keqmenaxhim në sektorin e energjisë, duke thënë se qeveria mban përgjegjësi për vjedhjet dhe faturat e larta, si dhe për, sipas tij, lidhjet me kompani të afërta që përfitojnë nga tregu i energjisë.

“Mashtrimi nuk është fyerje. Du me demasku këtë mashtrim. Që sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për vjedhjet në energji dhe për faturat, nuk mund të ikni. Nuk mund të fshiheni pas çmimit tavan, sepse oligarkët tuaj po shesin e po blejnë energji; po shtohen çdo ditë e më shumë kompanitë për njerëz të tu të afërt. E dyta, po thotë se po financohen mediat, ky më së shumti shpenzon para duke ushqy zagarë për me fy shqiptarë.”

Pas këtyre deklaratave, Albulena Haxhiu i tërhoqi vërejtjen për gjuhën e përdorur dhe më pas ia ndërpreu fjalën, duke kërkuar respektimin e rregullores së Kuvendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark