Insajderi
Lajme

Erdhi nga diaspora në Kosovë, 40-vjeçarja humb jetën në shtëpinë e burrit, prindërit kërkojnë obduksion

Insajderi
02 July 2026 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdhi nga diaspora në Kosovë, 40-vjeçarja humb jetën në shtëpinë e burrit, prindërit kërkojnë obduksion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gruaja ndërroi jetë në shtëpinë e bashkëshortit në Mitrovicë, ndërsa prindërit kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Një grua rreth 40-vjeçare, e cila kishte ardhur nga diaspora për të qëndruar në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë në rrethana që po hetohen nga autoritetet, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Familjarët e saj, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i nënshtrohet obduksionit, duke theksuar se ajo kishte ardhur nga mërgata në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve përkatëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark