Insajderi
Lajme

Erdhi për pushime nga Zvicra, mërgimtari e gjen nënën të vdekur në shtëpinë e tyre në Pejë

Insajderi
22 July 2022 - 09:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdhi për pushime nga Zvicra, mërgimtari e gjen nënën të vdekur në shtëpinë e tyre në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë në Pejë e ka gjetur të vdekur nënën e tij në shtëpi. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Express merr vesh nga burime se i njëjti është mërgimtar nga Zvicra dhe se kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Pejë 21.07.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është  dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark