Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë që iu lëkund pozita pak ditë më parë pas një tentimi për grusht shtet nga ushtria turke, i është përgjigjur qytetarëve në Turqi që po kërkojnë vendimin me vdekje për ushtarët që donin grusht shtet të premten, duke thënë se kjo kërkesë nuk mund të refuzohet.
Siç raporton Reuters, Erdogan pas varrimit të disa prej të vdekurve si pasojë e luftimeve ndaj ushtrisë, i ka thënë turmës se “kërkesa e popullit nuk mund të injorohet”.
Erdogan ka thënë se kjo kërkesë nuk mund të shtyhet shumë dhe se qeveria do të nisë menjëherë diskutimin me opozitën.
Sot është bërë varrimi i viktimave të sulmeve të ushtrisë turke dy ditë më parë, teksa synonin rrëzimin e qeverisë. /Insajderi.com