Vendet evropiane po çmenden për shkak të presidencës së propozuar ekzekutive në Turqi, për të cilën do të votojë populli turk gjatë një referendumi më 16 prill, ka thënë sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“A e keni parë së çfarë ka ndodhur në Evropë? Pse po çmenden ata? Pse po tërbohen? E kanë kuptuar se çfarë do t’i sjellë Turqisë ky sistem. Turqia është duke kërcyer; duke u rritur. E kjo po i çmend ata,” ka thënë Erdogan gjatë një tubimi në Izmir, përcjell Express.
Ai ka thënë se turqit këtë janë të shtypur në kontinentin e Evropës.
“Pres një shpërthim serioz të votave në Evropë, sepse turqit në këtë kontinent janë të shtypur dhe turpëruar,” ka shtuar ai.
Ai ka thënë se Evropa do të paguajë për atë që është duke e bërë, duke e ripërsëritur se Ankaraja do ta rikonsiderojë përpjekjen për anëtarësim në BE pas referendumit