Erdogan flet për befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama: Ishte shumë interesante - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan flet për befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama: Ishte shumë interesante

    Insajderi
    21 May 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një prezantimi inovativ, tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë, ku këta të fundit u shfaqen si fëmijë, e cila gjë u realizua përmes Inteligjencës Artificiale.

    Gjatë një deklarate për mediat, Erdogan u ndal te mënyra kreative me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare.

    “Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e të gjitha vendeve me inteligjencë artificiale. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu prezantua ajo inteligjencë artificiale,” tha udhëheqësi turk, duke e cilësuar këtë qasje si një risi domethënëse në paraqitjen digjitale të liderëve botërorë.

    Presidenti turk shtoi se Turqia synon të ndjekë hapa të ngjashëm dhe të jetë konkurruese në zhvillimin e teknologjive të avancuara.

    “Shpresojmë që kemi dalë dhe do të dalim me një infrastrukturë të tillë në konkursin që do të mbahet në të ardhmen e afërt. Ne i besojmë vetes, ju besojmë juve dhe kështu, me vullnetin e Zotit, po ecim drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale,” theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark