Erdogan ia merr Hakan Sukurit medaljen e Kampionatit Botëror – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan ia merr Hakan Sukurit medaljen e Kampionatit Botëror

    Insajderi
    14 July 2017 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Data 15 korrik ka hyrë në analet e historisë së Turqisë pasi që këtë ditë nuk u realizua puçi ushtarak.

    Arif Erdem dhe Hakan Sukur po vazhdojnë të dënohen prej shtetit turk pasi që raportohet se kanë mbështetur trazirat e vitit të kaluar.

    Me një dekret të presidentit Recep Tayyip Erdogan dy legjendave të futbollit të Turqisë u janë marrë medaljet e bronzta të kampionatit botëror 2002, kur Turqia u rendit në vendin e tretë, trasnmeton Telegrafi.

    Ish-futbollistët po konsiderohen pjesëtarë dhe mbështetës të fuqishëm të klerikut Fetullah Gulen, i cili shihet si organizator i puçit kundër Erdoganit.

    Theksojmë se kohë më parë është lëshuar një urdhër-arrest për disa sportistë përfshirë edhe dyshen e lartcekur, të cilët gjithashtu janë fshirë prej historisë së futbollit turk.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark