Erdogan: Do ta aprovoj dënimin me vdekje, me ndihmën e parlamentit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: Do ta aprovoj dënimin me vdekje, me ndihmën e parlamentit

    Insajderi
    18 July 2016 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse Parlamenti do të votojë rikthimin e dënimit me vdekje, unë do ta miratoj”. Ky ishte mesazhi i presidentit të Turqisë Taip Rexhep Erdogan në një intervistë për televizionin amerikan CNN, e para që prej grushtit të dështuar të shtetit që u krye të premten.

    Erdogan tha se për këtë duhet ndryshuar kushtetuta dhe liderët politikë duhen të bien dakord, por shtoi se do të mbështesë çdo vendim që del nga parlamenti.

    Duke komentuar thirrjet e shumë politikanëve botërore të kërkesën e dënimit me vdekje, Erdogan tha se nëse pyet turqit, të gjithë do të thotë se s’ka asnjë arsye për të mbajtur me bukë këtë tradhtarë në burg.

    Lideri i Turqisë gjithashtu tha se brenda pak ditësh do të bëhet një kërkesë formale për SHBA për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen.

    Ky i fundit ka mohuar përgjegjësinë për grushtin e shtetit, megjithëse është i akuzuari kryesor i Ankarasë për të. I pyetur se çfarë do të bëjë, nëse SHBA refuzon që të ekstradojë Gulenin, Erdogan tha se Turqia dhe SHBA kanë një marrëveshje të përbashkët për ekstradimin e kriminelëve. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark