Insajderi
Botë

Erdogan: Ja si Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Insajderi
08 November 2024 - 21:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdogan: Ja si Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit merr një qasje të bazuar në zgjidhje, citohet të ketë thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Ne mund ta mbyllim lehtësisht këtë luftë nëse shohim një administratë Trump që i qaset çështjes me një perspektivë të bazuar në zgjidhje. Më shumë dialog, diplomaci, marrëveshje do t’i hapin derën paqes, jo armëve, bombave dhe konfliktit”, tha Erdogan.

Ai shtoi në një intervistë se përpjekjet e vendeve perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të përshpejtonin një zgjidhje për konfliktin, shkruan Reuters,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark