Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk do ta implemntoj marrëveshjen me Bashkimin Evropian, për kthimin e migrantëve nga Greqia, nëse BE-ja nuk i përmbushë obligimet e veta ndaj Ankarasë.
Sipas marrëveshjes BE-Turqi, të arritur në muajin mars, Ankaraja do t’i prnaojë të gjithë migrantët që kanë hyrë ilegalisht në Greqi prej 20 marsit, nëse ata nuk janë të kualifikuar për azil.
Për secilin shtetas të dëbuar të Sirisë nga Greqia në Turqi, BE-ja do ta pranoj një sirian për rivendosje.
Në shenjë reciprociteti, BE-ja ka shprehur përkushtim për të dhënë ndihmë financiare, heqjen e regjimit të vizave për shetatsit e Turqisë dhe progres në negociatat për anëtarësim të Turqisë në BE.
Erdogan tha sot se “ka pasur premtime, por asgjë nuk ka ndodhur për momentin”.
Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje mes tyre, me qëllim që turqit t’i marrin refugjatët sirianë nga Selaniku në Turqi. /Insajderi.com