×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan kritikon mbështetjen e SHBA-ve për kurdët sirian

    Insajderi
    10 February 2016 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për grupin kryesor të kurdëve në Siri.

    Ai ka akuzuar Uashingtonin për krijimin e “detit me gjak” me dështimin që ta kuptojë se anëtarët e Partisë së Bashkuar Demokratike (PYD) të kurdëve janë terroristë dhe janë krah i armatosur.

    Grupi PYD, të cilin SHBA-ja e inkurajon për të luftuar të ashtuquajturin Shtet Islamik brenda Sirisë, është një degë e PKK-së, raporton BBC.

    Këto komente të Erdoganit erdhën  derisa ai po përballet me presionin për të lejuar 30 mijë refugjatët sirianë të cilët presin në kufi me Turqinë, raporton Insajderi

    Refugjatët i kanë ikur nga një ofensivë ushtarake e Qeverisë së Sirisë kundër militantëve të ISIS-it në zonat e kontrolluara nga ata në afërsi të Aleppo-s.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Francës në ikje, Laurent Fabius ka kritikuar poashtu politikën e SHBA-ve në Siri, duke thënë se nuk po gjejnë zgjidhje të duhur për përfundimin e konfliktit.

    “Ne nuk besojmë që ka ndonjë angazhim të fuqishëm”, ka thënë Fabius./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark