Erdogan 'ngacmon' Osmanin: Turqishten, herë po e mëson, herë po e harron/Video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan ‘ngacmon’ Osmanin: Turqishten, herë po e mëson, herë po e harron/Video

    Insajderi
    12 April 2025 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë miqësore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë Forumit të 4-të të Diplomacisë në Antalya, raporton Insajderi.

    Gjatë takimit, Erdoğan e përshëndeti Osmanin në gjuhën turke dhe me humor i tha: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.”

    Presidentja Osmani reagoi menjëherë me buzëqeshje, duke iu përgjigjur në turqisht: “Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju.”

    Forumi, i cili ka nisur dje në Antalya, do të zgjasë deri të dielën dhe po mbledh liderë botërorë, diplomatë e ekspertë për të diskutuar çështje kyçe ndërkombëtare dhe sfidat globale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark