Insajderi
Lajme

Erdogan pret Kurtin në New York, zhvillohet takimi mes dy liderëve

Insajderi
21 September 2026 - 23:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdogan pret Kurtin në New York, zhvillohet takimi mes dy liderëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York.

Takimi është zhvilluar në kuadër të qëndrimit të liderëve botërorë në New York, për pjesëmarrje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara, shkruan Anadoli, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportimeve, takimi mes Erdoğan dhe Kurtit është mbajtur në Türkevi dhe ka qenë i mbyllur për media.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, shefi i Komunikimit të Presidencës, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç, si dhe zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Çağrı Erhan./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark