Erdogan shpall mobilizimin kombëtar pas sulmeve terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan shpall mobilizimin kombëtar pas sulmeve terroriste

    Insajderi
    14 December 2016 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për një mobilizim kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste.

    “Si kreu i Republikës së Turqisë, deklaroj mobilizimin kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste të lidhura me Partinë e Jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, Shtetin Islamik, FETO-n organizata terroriste gyleniste, Partisë apo frontit për Çlirimin e Popullit Revolucionar dhe të tjerëve, cilido qoftë emri i tyre, diskurset apo metodat”, tha Erdogan.

    Ai para krerëve komunalë në Pallatin Presidencial të mërkuren tha se kushdo që ka informacione mbi aktivitetet e këtyre organizatave duhet të informojë urgjentisht forcat e sigurisë.

    Erdogan nxiti gjithashtu forcat e sigurisë të mos hezitojnë të ushtrojnë autoritetin e tyre deri në fund.

    Ai theksoi se plot 1.178 persona janë vrarë gjatë luftimeve me PKK-në gjatë këtij viti, rreth 330 të tjerë janë vrarë nga sulmet e Shtetit Islamik, sikurse edhe 248 viktimat e shënuar gjatë përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark