Pak orë pasi ushtria turke mori kontrollin e shtetit dhe po tenton një grusht shteti ndaj regjimit të tij, presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka thënë se “puçi i organizuar ndaj tij nuk do të ketë sukses”.
Ai ka thënë se Turqia dhe ai do ta përmbysin këtë situatë të pafavorshme.
“Unë shpresoj që ky grusht shteti të mos ketë sukses. Ne do ta përmbysim këtë situatë”, ka thënë Erdogan për CNN Turk gjatë një komunikimi me telefon. /Insajderi.com