Insajderi
Aktuale

Erdogan telefonon Putinin, propozon mbajtjen e bisedimeve me Ukrainën në Turqi

Insajderi
06 March 2022 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdogan telefonon Putinin, propozon mbajtjen e bisedimeve me Ukrainën në Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy presidentët biseduan për luftën në Ukrainë që ka filluar më 24 shkurt.

Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme.

Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Siç kemi raportuar më herët , një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për nesër. Nuk ka pasur shumë përparim në bisedime deri më tani. /abcnews


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark