Erdogan: Do t’ua prejmë kokat tradhtarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan: Do t’ua prejmë kokat tradhtarëve

    Insajderi
    15 July 2017 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Stamboll është duke u zhvilluar marshi për demokraci, ku po marrin pjesë qindra-mijëra qytetarë për të shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grusht-shtetit.

    Në marrë po merr pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga, i cili ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit), për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteran.

    Erdogan, në fjalimin e tij, deklaroi se do t’ua heq kokat tradhtarëve që organizuan tentim-puçin. Lideri i Turqisë u shpreh se do të aprovojë projekt-ligjin për rivendosjen e dënimit me vdekje nëse Parlamenti e miraton atë.

    “Prandaj, së pari do t’ua prejmë kokat këtyre tradhtarëve, dhe Parlamenti vendos dënimin me vdekje, nëse vije tek unë, do ta aprovojë”, tha ai për turmën e madhe të njerëzve që kishin dalur në këtë marsh, raporton mediumi turk Miliyet.

    Erdogan paralajmëroi se përpjekja e grushtit të shtetit në Turqi “nuk ishte e para dhe se nuk do të jetë as e fundit” dhe paralajmëroi se grupet terroriste do vazhdojnë të punojnë kundërt interesave të Turqisë.

    Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht-shtet mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit, ku për të ofruar siguri janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.

    Gjatë tentativës për grusht-shtet vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark