Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vaksina turke kundër koronavirusit do të jetë gati në muajin prill.
Duke iu drejtuar ligjbërësve nga Partia e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan gjithashtu tha që kur vaksina të jetë gati, Turqia ka në plan ta ndajë atë me botën, raportoi AP, transmeton portal arbresh.info
Erdogan tha se Turqia u ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve që të mos sakrifikojnë vaksinën për ambicie politike dhe tregtare dhe ta bëjnë atë pronë të përbashkët të të gjithë njerëzimit.
“Ne kemi në plan ta vendosim vaksinën në shërbim të të gjithë njerëzimit, në kushtet më të mira të mundshm”, tha Erdogan, pa dhënë detaje më të hollësishme.
Vaksina, erukov-vak, e cila është duke u zhvilluar nga Universiteti i Erciyas, tani po kalon fazën e parë të testimit në provincën qendrore turke të Kayseri.
Faza e dytë e testimit pritet të fillojë javën që vjen