Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka vizituar të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll dhe personat e plagosur të cilët vazhdojnë mjekimin e tyre në spital.
Pas ceremonisë së mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Stambollit për punonjësit e policisë të rënë dëshmorë në sulm, presidenti Erdogan, ka kryer një vizitë në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e fondacionit Bezmialem ku pasi ka marrë informacione nga autoritetet ka vizituar të plagosurit, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.