Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan ka thënë të hënën se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin dhe të dy janë pajtuar se vrasja e ambasadorit rus në Turqi ishte vepër provokuese në kohën kur dy shtetet po përmirësojnë marrëdhëniet.
Në një video mesazh për televizionin shtetëror, Erdogan ka thënë se marrëdhëniet Turqi-Rusi ishin vitale për regjionin dhe ata që duan t’i prishin ato nuk do të arrijnë qëllimin.
Të dy janë pajtuar që bashkë të luftojnë terrorizmin.
Ambasadori rus u vra në Ankara teksa ishte duke mbajtur fjalim në një galeri arti./Insajderi.com