Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar të martën se pas referendumit për ndryshimet kushtetuese të 16 prillit në të cilin pritet mbështetje e madhe, në agjendën e Parlamentit do të jetë projekt-vendimi për futjen e dënimit me vdekje.
“Pas referendumit për ndryshimet kushtetuese, të 16 prillit, ku pritet të fitojë, në agjendën e Parlamentit do të vendoset projekt-vendimi për dënimin me vdekje. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, tha Erdogan në një takim në Sanliurfa.
Erdogan shtoi se ISIS-i, PKK-ja apo ndonjë organizate tjetër terroriste nuk duhen lejuar të valëvisin flamuj dhe të veprojnë në asnjë qytet.