Një valë e re stuhish dhe shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Si pasojë e motit të keq rrugët janë të përmbytura, siç shihet edhe nga videot që qarkullojnë në mediat sociale.
Autoritetet e Dubait u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda dhe të mos lëvizin.
Drejtuesit në Dubai këshillojnë qytetarët të shmangin rrugët kryesore dhe të përdorin rrugë alternative. Në Ras Al Khaimah, shërbimet e urgjencës kanë mbyllur rrugën nën urën e daljes 129 dhe hyrjen në tregun e Al Kuvajtit. Në Sharjah është mbyllur unaza për në Kalbah.