Erion Veliaj del sot para GJKKO, zbulohet arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj del sot para GJKKO, zbulohet arsyeja

    Insajderi
    16 April 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del sot para gjykatësit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Erjon Bani për shqyrtimin e informacionit dy mujor të zhvillimit të hetimeve.

    Seanca procedurë do të mbahet në orën 12:00.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

    Ai ndodhet aktualisht në burgun e Durrësit, pas vendimit arrest me burg nga Gjykata e Posaçme.

    Veliaj vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm se është arrestuar pa prova dhe në mënyrë të padrejtë.

    Ai ka ankimuar vendimin e GJKKO në Apelin e Posaçëm duke kundërshtuar masën./Topchannel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark