Insajderi
Insporti

Ermal Krasniqi shënon gol të rëndësishëm për Legian e Varshavës, i pari i tij për këtë sezon

Insajderi
02 November 2025 - 22:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ermal Krasniqi shënon gol të rëndësishëm për Legian e Varshavës, i pari i tij për këtë sezon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ermal Krasniqi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të te Legia e Varshavës dhe kreu punë për ekipin e tij.

Krasniqi pas 20 minutave lojë në fushë, arriti që t’ia sigurojë Legias një pikë në udhëtimin te Widzew Lodzi, në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit elitar polak.

Futbollisti i Kosovës bëri veprim të shkëlqyer individual në zonë dhe realizoi për golin e barazimit. Për të ishte goli i parë në “Ekstraklasa” të Polonisë.

Te Widzew Lodzi ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, në krahun e majtë.

Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, u zëvendësua në minutën e pestë të kohës shtesë.

Andi Zeqiri luajti te vendësit nga minuta e 72-të.

Widzew Lodzi dhe Legia kanë nga 17 pikë në mesin e tabelës.

Widzew Łódź 1-[1] Legia Warszawa – Ermal Krasniqi 85′ (Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark