Insajderi
Lajme

Ermal Panduri kapet keq me Valon Ramadanin e VV-së: Mos punoni kundër mediave…Miss Gjyshja

Insajderi
15 July 2024 - 20:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ermal Panduri kapet keq me Valon Ramadanin e VV-së: Mos punoni kundër mediave…Miss Gjyshja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moderatori Ermal Panduri ka debatuar ashpër me deputetin e VV-së, Valon Ramadanin.

Kjo krejt pas miratimit të Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Panduri e ka lutur deputetin e VV-së të mos punojnë kundër mediave.

“KPM-ja monitoron në sistemin e digjitalizum hin play, stop, pause. Në botë që me një pullë ndreqen. Sepse nuk i ndjek trendet. Miratojeni një buxhet më të madh. A ki çështje të monitorimit të mediave me softuer? Me 300 euro buxhet, ka softuer mujor që monitorojnë. Punoni për mediat, mos punoni kundër mediave. Miratojeni ligjet që hyjnë në dobi të mediave, iu lus, iu lus, iu lus”, tha Panduri në RTV Dukagjini.

“Ato media të cilat do të mund nesër të monitorohen janë edhe ato që do ta përcjellnin Miss Gjyshen”, tha më tutje Panduri.

“KPM-ja kërkon me rrit stafin. Tjerat asnjë nuk e kanë bërë. Janë mediat, veç po e harroni edhe qytetarin, edhe na punojmë për ta. Aty kom kallëxu që është SuperGjyshja. Kjo ka qenë prej PDK-së. E kanë përdorë ata”, u përgjigj Ramadani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark