Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka folur për rëndësinë të investimeve në transformimin dixhital, duke e cilësuar atë si mundësinë me kthimin më të lartë ekonomik.
Sadiku tha, sipas të dhënave, çdo 1 euro e investuar në transformimin dixhital kthehet në 4 deri në 7 euro për ekonominë, një nivel kthimi që, sipas tij, nuk arrihet nga asnjë sektor tjetër.
“Transformimi dixhital rrit produktivitetin pa rritur burokracinë, ul kostot administrative deri në 60–70 për qind, zvogëlon korrupsionin duke zëvendësuar diskrecionin me sisteme dhe krijon vende pune që mund të shkallëzohen globalisht,” tha Sadiku.
Sadiku ka shkruar se dixhitalizimi i shtetit ndalon rrjedhjen e parasë publike dhe humbjen e kohës.
“Në vitin 2025, refuzimi për të investuar në sisteme dixhitale është vendimi politik më i shtrenjtë që mund të merret. Çmimin e këtij shpërfilljeje do ta paguajë rinia,” ka përfunduar Sadiku.
Ermal Sadiku është kandidat për deputet me numrin 19 nga Lidhja Demokratike e Kosovës