Insajderi
Showbiz

Ermali me super blerje! Bën të veten veturën luksoze

Insajderi
25 June 2026 - 17:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ermali me super blerje! Bën të veten veturën luksoze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, vazhdon të dëshmojë pasionin e tij të madh për makinat luksoze. Së fundmi, ai ka shtuar në koleksionin e tij një super makinë, duke bërë të vetin një nga modelet më të kërkuara dhe më ekskluzive të momentit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ermali përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz G450d Facelift tërësisht të zi, një mjet që ndërthur në mënyrë perfekte fuqinë, luksin dhe elegancën në rrugë.

Sa i përket vlerës së kësaj blerjeje të re, çmimi bazë i fabrikës për këtë model në tregun evropian fillon nga rreth 140,000 €.

Ky investim nuk është një surprizë për ndjekësit e Ermalit, i cili njihet për shijen e tij të mirë dhe dëshirën për të udhëtuar me stil dhe komoditet maksimal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark