×
  • Sport
  • Sport

    Ertan Demiri merr pozitën e drejtorit sportiv te Gjilani

    Insajderi
    08 June 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv.

    Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klubin gjilanas pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89.

    Karriera e tij e pasur si futbollist është manifestuar edhe në fushën menaxheriale, derisa ka qenë pjesë e transferimeve të shumta në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të futbollit.

    Si një ish-reprezentues dhe agjent i njohur për ndërmjetësimin dhe transferimin e futbollistëve, 45 vjeçari synon të sjell përvojën e tij ndërkombëtare në SC Gjilanin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark