×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar: Ende ka nevojë për Gjykatën Speciale

    Insajderi
    19 October 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh. 

    Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale për të cilën tha se ka nevojë ende. Escobar tha se duhet të përkrahen ende mekanizmat që e përkrahin këtë organizëm. 

    Ne e përkrahim punën e Speciales. Unë besoj se çdo herë e më shumë krimet e kryera në vitet ‘90 duhet të trajtohen nga autoritetet vendëse, në mënyrë të drejtë dhe proces të duhur. Por, besoj se ende ka nevojë për Gjykatën Speciale dhe mekanizmat që e përkrahin këtë organizëm. Prandaj, po, e përkrahim Gjykatën Speciale.”, tha ai në Kanal 10.

    Escobar, ka thënë edhe se Asociacionin i komunave me shumicë serbe duhet të përmbushet.

    Escobar po ashtu ka treguar se në lidhje me këtë çështje ka biseduar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark