×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Escobar ia kujton Kurtit: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës

    Insajderi
    05 June 2023 - 23:47

    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës.
    Escobar ka thënë se kërkesa e vetme është që të dëgjohet komuniteti ndërkombëtar.

    Escobar ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    “Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gja dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

    Ai ka thënë se e respekton Qeverinë e Kosovës dhe strukturën Kushtetuese të Kosovës, por ai ka thënë se po mundohet të gjendet një formulë për “harmoni mes grupeve etnike”.

    Escobar ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm serbë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark