×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kemi probleme komunikimi me Qeverinë Kurti” Escobar kërkon që partneriteti të kthehet si dikur

    Insajderi
    12 March 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur nëse SHBA vazhdon ta konsiderojë Qeverinë e Kosovës një partnere. Esocbar ka thënë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet në mes të popujve dhe nuk lidhet me emra të përveçëm.

    Escobar e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.

    “Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet mes njerëzve. S’është partneritet mes njerëzve specifik.

    Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti. Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë Escobar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark