×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Escobar për ndalimin e përdorimit të dinarit thotë se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja

    Insajderi
    13 February 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur rreth vendimit të BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, por edhe planin për zbatimin e tij brenda tre muajsh.

    Ai ka thënë se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja dhe se çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut.

    “Kemi qenë shumë të qartë që çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe t’u komunikohen me kohë dhe të njoftohen qytetarët e prekur”, është shprehur ai.

    Më tej, ai ka theksuar se janë të gatshëm për t’i ndihmuar të dyja palët për ta zgjidhur këtë çështje.

    “Ne jemi gati për t’i ndihmuar të dyja palët për ta zgjidhur këtë çështje. Ata duhen të kthehen në dialog dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, ka deklaruar Escobar për Tanjug.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark