×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Escobar sot shkon në Serbi, gjatë javës vjen edhe edhe në Kosovë

    Insajderi
    15 March 2023 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më sot do ta vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, do ta vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.

    Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

    Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tri ditë para rundit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.

    ShBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Serbia.

    Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark