×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Escobar: Vendimi për pranimin e Kosovës në KiE s’është fitore, por obligim

    Insajderi
    04 May 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se vendimi për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës nuk është fitore, por obligim.

    “Këshilli i Evropës ka për obligim që të sigurojë aplikim sipas standardeve demokratike dhe lirisë”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, statusi i pakicës serbe në Kosovë do të jetë hapi tjetër i këshillit.

    “Duhet të shohim progres lidhur me shqetësimet e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe mungesën e zbatimit të disa dispozitave kushtetuese, përfshirë mbrojtjen e Manastirit të Deçanit”, citohet të ketë thënë Escobar, raporton Danas.

    Ai më tej deklaroi se edhe Prishtina edhe Beogradi janë të interesuara në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

    “Ato nuk do të ishin në Ohër dhe nuk do të pranonin marrëveshje ligjërisht obligative nëse nuk do të ishin seriozë. Edhe Bashkimi Evropian edhe ShBA-ja janë barazi seriozë për këtë çështje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark